Gjashtë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

01 qershor 2020 | 12:07

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 1 143 numrin e rasteve të konfirmuara në shtetin shqiptar.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga të cilët një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Të identifikuarit pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Kjo ministri ka bërë me dije se aktualisht janë duke u trajtuar 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbase dikush do të mendonte se një femër me uniformë,…