Gjashtë të vdekur nga zjarri në një spital psikiatrik në Ukrainë

11 qershor 2019 | 13:43

Gjashtë vetë vdiqën pasi zjarri përfshiu një spital psikiatrik në qytetin Odesa të Ukrainës, thanë autoritetet. Pesë persona u shtruan në spital si pasojë e helmimit me monoksid karboni, njoftoi Shërbimi Emergjent i Ukrainës.

Sipas gazetarit të “Radios Evropa e Lirë”, të vdekurit përfshijnë një infermiere dhe pesë pacientë. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë. Policia hapi një hetim penal për shkelje të mundshme të legjislacionit të sigurisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se i vjen keq për “tragjedinë e tmerrshme” dhe udhëzoi kryeministrin Volodymyr Hroysman që të ngrejë një komision për hetime.

Zjarret vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Ukrainë për shkak të infrastrukturës së vjetër dhe masave të dobëta të sigurisë. /rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një helikopter u rrëzua në një rrokaqiell në lagjen Menhatën…