Gjasula i bashkohet Shqipërisë

13 nëntor 2020 | 14:24

Mesfushori Klaus Gjasula të premten iu bashkua Shqipërisë. Futbollisti i Hamburgut ka zbarkuar herët në mëngjes në aeroportin “Nënë Tereza” të kryeqytetit duke treguar gjithçka me foto.

Siç transmeton “Panorama”, 30-vjeçari iu bashkua ekipit kombëtar më vonë se lojtarët e tjerë për shkak të angazhimit në kampionat me ekipin e tij Hamburgun. Mes mungesave të rëndësishme në radhët e ekipit kuqezi si: Strakosha, Kumbulla, Trashi, etj., Gjasula i jep siguri trajnerit Reja për dy ndeshjet e fundit të fazës së parë të Ligës së Kombeve, ku ekipi kuqezi do të kërkojë medoemos sigurimin e vendit të parë në grup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Betim Musliu shpall të pavlefshme dëftesat e I. II. III.…