
Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave
27 korrik 2020
| 22:07
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se kërkuar nga drejtorët e inspektorëve të komunave të Kosovës kordinim më të mirë ndërmjet inspektoriateve komunale me inspektoriatet e tjera.
Zemaj ka thënë se gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksional që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe që sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës.
“Në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)