Gjatë këtij muaji do të ndodhin 2 eklipse

12 korrik 2018 | 11:19

Për muajin korrik priten dy evenimente të ashtuquajtura optik-astronomik.

Të premten 13 korrik do të mbërrijë eklipsi i Diellit, ndërsa për datën 27 korrik do të verifikohet një eklips i bukur hënor.

Eklipsi i diellit i 13/7

Për të pasur mundësi të shihni dy episodet, nevojitet të spostoheni në hemisferën jugore. Hëna nuk do arrijë të mbulojë diskun e diellit, duke lënë të hapur një pjesë së tij. Për të shijuar këtë spektakël nevojitet të zgjoheni herët në mëngjes, duke pasur parasysh që eklipsi parashikohet për orën 5.01 të mëngjesit dhe vizibiliteti më i mirë do të jetë në Hobart në Tasmani, ndërsa do të shihet më pak në Australi, deri në brigjet veriore të Antarktidës.

Eklipsi i hënës i 27/7

Bëhet fjalë për eklipsin me të gjatë hënor të shekullit. Do të zgjasë 103 minuta. Mund të shihet në Itali duke nisur nga ora 21 mbi të gjitha në vendet e errëta të plazhit, ballkone dhe çati.

Eklipsi tjetër i përgjithshëm i diellit parashikohet në 11 gusht në Arktik. Edhe nëse nuk do të shihet tek ne, kush ndodhet me pushime në Norvegji mund ta shijojë spektaklin.

Takimi më i pritshëm është ai i eklipsit total të diellit në 2 korrik 2019. Me këtë rast (European Southern Observatory) në Kili do të nxjerrë në shitje në Esoshop, prej të premtes 13 korrik, 300 bileta për të marrë pjesë në këtë eventin.

Në këtë datë Hëna do të mbulojë diskun e Diellit, duke e bërë ditën natë, me një eklips total të Diellit që mbulon rreth 150 km gjerësi në Kilin verior./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nënshkruar një marrëveshje…