Gjatë vikendit policia arrestoi nëntë persona për vepra të ndryshme penale

07 shkurt 2022 | 13:16

Gjatë vikendit në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë arrestuar nëntë persona.

Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në terren, kanë sekuestruar një armë, një karikator dhe dy fishekë të kalibrit 7.65 mm, i dyshuari është arrestuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pesë persona janë arrestuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor” të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Tre persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale me urdhëresë të gjykatës kompetente, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),…