Gjatë vitit 2021 Qeveria e Kosovës shpenzoi mbi 2 milionë e 300 mijë euro

08 maj 2022 | 08:33

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare për periudhën 2015-2021.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe. Sipas ASK-së, të hyrat e qeverisë për vitin 2021 ishin 2.484.6 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 % të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 13 %, aktivetet dhe detyrimet financiare 11 %, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Llogaritë qeveritare 2015-2021/Burimi: ASK

Kurse shpenzimet e qeverisë në vitin 2021 ishin 2,376.4 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 27 %, kontributet sociale dhe përfitimet 26 %, konsumi i ndërmjetëm 14 %, formimi i kapitalit bruto 13 %, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Llogaritë qeveritare 2015-2021/Burimi: ASK

ASK thekson se ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010). 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 300 civilë janë shpëtuar që nga fillimi…