
Gjenden dy persona të vdekur në Emshir
14 mars 2021
| 10:34
Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent.
Ende nuk dihen motivet që sollën deri tek ky rast.