Gjenden mbi 1 000 dhëmbë njeriu brenda një muri

05 nëntor 2018 | 11:21

Punëtorët e ndërtimit në Gjeorgji kanë pasur një surprizë ‘drithëruese’ për Halloween pasi zbuluan mbi 1 000 dhëmbë të varrosur brenda një muri.

Një hapësirë tregtare e njohur si ndërtesa TB Converse në Valdosta po rinovohej kur punëtorët bënë zbulimin e frikshëm të martën.

Dhëmbët ishin varrosur në një mur në katin e dytë. Fotografitë që u bënë virale tregojnë dhëmbët të shpërndarë në mesin e suvasë. Është mister fakti se si dhëmbët përfunduan në mur, edhe pse hapësira më parë është përdorur nga dy dentistë të ndryshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në Beograd për sfidën…