Gjenden monedhat e arit, u fshehën për 900 vjet pranë pusit

14 dhjetor 2018 | 10:36

Një koleksion me monedha të arit, të cilat besohet se u fshehën para 900 vjetëve, janë zbuluar nga arkeologët në qytetin e lashtë të Cezaresë, Izrael. Ata gjetën një kuti prej bronzi që përmbante monedha dhe një unazë të vetme ari.

Të gjitha ishin të fshehura mes gurëve në anën e një pusi. Besohet se dikush fshehu kutinë me 24 monedha ari, por nuk u kthye ta merrte kurrë. Arkeologët thonë se pronari mund të ketë vdekur në vitin 1101.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 11 amendamentet e…