Gjenden pjesë të trupit të gazetarit të vrarë saudit

23 tetor 2018 | 14:25

Pjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur këtë të martë në kopshtin e Konsullatës së Përgjithshme të sauditëve në Stamboll.

Sipas raportimeve të fundit, që vijnë nga hetuesit turq që po hetojnë çështjen pasi siguruan të drejtën për të hyrë në mjediset e selisë diplomatike saudite, trupi i tij është prerë në copa dhe është varrosur pjesë.

Thuhet gjithashtu se fytyra e tij është shpërfytyruar. Ky njoftim vjen vetëm pak orë pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka kërkuar të dinte se “ku fshihej trupi” dhe se “cilët fshiheshin pas vrasjes” në një fjalim publik përpara anëtarëve të partisë së tij në pushtet.

Gjithashtu, “CNN” ka publikuar më herët pamjet e kamerave të sigurisë, që tregonin se gazetari Khashoggi kishte hyrë në Konsullatë, ndërsa një tjetër person kishte dalë prej andej, me veshje të njëjtë me gazetarin, por me këpucë të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të…