Gjenden simbole naziste dhe pornografi me fëmijë në mesazhet e policisë gjermane

08 gusht 2023 | 08:51

Një grup tjetër brenda strukturave të sigurisë gjermane është zbuluar se është i prirur drejt imazheve naziste. Zyrtarët e Recklinghausen janë të shqetësuar nga ky incident, i dyti në muajt e fundit.

Prokurorët në Gjermani kanë zbuluar përmbajtje të paligjshme, duke përfshirë simbole naziste në mesazhet e bisedave ku përfshihen pesë oficerë nga tre rajone të ndryshme policie.

Zbulimi u bë pas kërkimeve në rajonin e Rhine-Westphalian.

Pesë burrat, të moshës 22 dhe 25 vjeç, dyshohet se kanë shkëmbyer simbole naziste në biseda dhe kanë zotëruar pornografi me fëmijë gjatë trajnimit të tyre, sipas Annette Milk, kryeprokurores publike që heton rastin.

Tre nga të akuzuarit i përkasin selisë së policisë në Recklinghausen, nga një autoriteteve policore në Kleve dhe Borken.

Sipas Milk, ata hasën në këto biseda gjatë hetimeve ndaj një të dyshuari të gjashtë.

Zyra e prokurorit publik e ka akuzuar tashmë ish-oficerin e policisë për shkëmbimin e simboleve ekstremiste të krahut të djathtë në biseda dhe posedim dhe shpërndarje pornografie për fëmijë.

Shtëpitë e tre policëve u kontrolluan javën e kaluar.

“Akuzat më tronditën. Në të drejtën penale, prezumimi i pafajësisë vlen edhe këtu. Megjithatë, akuzat janë aq të rënda sa që pas shqyrtimit të çdo rasti individual, unë menjëherë i ndalova tre oficerët të kryenin punë zyrtare,” tha Friederike Zurhausen, shefe e policisë në Recklinghausen në një deklaratë.

Punonjësit e policisë i kanë kryer këto akte teksa ishin ende në trajnim në kuadër të diplomës së dyfishtë bachelor.

Ministri i Brendshëm i shtetit gjerman të Nord Rhine-Westphalia, Herbert Reul, i përshkroi oficerët se kishin treguar të meta karakteri dhe moral të papërshtatshëm për oficerët me uniformë.

“Kushdo që shpërndan përmbajtje të tilla ngre dyshime të konsiderueshme për përshtatshmërinë e karakterit të tij. Katër urdhër-ndalimet e dhëna për veprimtarinë zyrtare dhe janë rrjedhoja e duhur për momentin”, tha ai në një deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për…