Gjendet anija me 200 tonë flori, me vlerë 133 mld dollarë

21 korrik 2018 | 10:53

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila ishte fundosur 113 vite më parë.

Luftanija u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos binte në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze.
Ekspertët thonë se në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 tonë ar me vlerë 133 miliard dollarë, shkruan Top Channel.

Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo u zbulua vetëm së fundmi në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo. Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin, që ndodhet i futur në kuti prej hekuri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia qesharake e fëmijës në ujë, teksa përpiqej të imitonte…