Gjendet e gjallë 26-vjeçarja nga Skenderaj, dërgohet për trajtim në QKUK

25 tetor 2020 | 13:06

Është gjetur e gjallë 26-vjeçarja, Egzona Ferati nga Komuna e Skenderajt, e cila ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se ajo është gjetur në fshatin Gllanasellë të Drenasit dhe se ekipi mjekësor do t’i japë ndihmën e parë.

“Lajm i mrekullueshëm! Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë. Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore.

Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ajo është sjellë në Qendrën Emergjente në Drenas, ku më pas do të dërgohet për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është ndarë nga jeta një nga gjyqtarët më të…