Gjendet e masakruar kryebashkiakja ukrainase

04 prill 2022 | 15:50

Një tjetër varr masiv me trupat e pajetë të 20 civilëve, përfshirë këtu kryebashkiaken e Motyzhyn dhe familjen e saj, u zbulua në orët e fundit shumë pranë Kievit, si një tjetër provë e krimeve ruse të luftës.

Varri masiv u gjet pranë një zonë të pyllëzuar në Motyzhyn, rreth 25 km nga varri tjetër që u zbulua në Bucha. Sipas të dhënave kryebashkiakja, Olga Sukhenko, ishte vrarë së bashku me djalin dhe bashkëshortin e saj.

Në trupin e Sukhenko kishte shenja të dukshme dhune. Asaj i ishin thyer gishtërinjtë dhe gjymtyrët si pasojë e dhunës së ushtarëve rusë, të cilët mesa duket ishin urdhëruar të vrisnin këdo zyrtar ukrainas që refuzonte të bashkëpunonte.

Kryebashkiakja Sukhenko dhe familja e saj u rrëmbyen nga trupat ruse më 23 mars dhe fati i saj nuk dihej prej asaj dite. /A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Që në prill të vitit të kaluar, ne kemi shkruar…