
Gjendet i vdekur në Ferizaj i moshuari i shpallur në kërkim që nga 17 gushti
27 gusht 2023
| 13:15
Disa qytetarë kanë gjetur trupin e pajetë të 91-vjeçarit Ilaz Sejdiu, i shpallur në kërkim që nga 17 gushti.
Lajmin e ka bërë me dije policia, teksa ka shtuar se trupi është gjetur tek vendi i njohur si “Shpella e Burrnikut” në Burrnik të Ferizajt.
“Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore”, ka njoftuar policia.
Policia ka falënderuar të gjithë personat e angazhuar në kërkimin e Sejdiut.
“Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë policia.