Gjendet i vdekur në vendin e punës një 55-vjeçar në Mitrovicë

03 qershor 2021 | 11:34

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shupkovc të Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ndjeri punonte roje në një depo në Shupkovc, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes së tij.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55-vjeçare,  i cili  punonte  si roje nate në  një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se Shtetet…