Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë

12 prill 2020 | 13:27

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë, ka bërë me dije Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë.

“Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull K. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vaksinë që mund të kurojë COVID-19 nuk mund të…