Gjendet i vdekur një person në Leposaviq, pranë trupit një AK-47 dhe fishekë

28 prill 2020 | 11:46

Një person ka lajmëruar policinë se rreth 500 metra larg shtëpisë është gjetur i vdekur vëllai i tij. Rasti ka ndodhur më 26 prill në Leposaviq, njofton policia në raportin 24 orësh. Po ashtu, bëhet me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47, dy kuti me 30 fishekë dhe një gëzhojë. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se rreth 500 metra larg shtëpisë së tij është gjetur i vdekur vëllai i tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një AK-47,  dy kuti me nga 30 fishekë dhe një gëzhojë”, theksohet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plazhet në Australi dhe në pjesë të Amerikës janë rihapur…