Gjendet i vdekur një person në Prishtinë në kulmin e shtëpisë

25 dhjetor 2023 | 08:51

Të dielën në kulmin e një shtëpie në Prishtinë është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Sharban-Prishtinë, 24.12.2023-09:00-20:30. Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën në mesditë u dëgjuan të shtëna me armë…