Gjendet në breg një krijesë e çuditshme, askush nuk e përcakton çfarë është

03 gusht 2020 | 11:22

Një krijesë e çuditshme e dekompozuar, prej 4.5 metrash, është parë në brigjet e Merseyside në Liverpool.

Personat të cilat e kanë pikasur në rërë dhe e kanë fotografuar duke e postuar më pas në rrjetet sociale, nuk kanë qenë në gjendje që ta përcaktojnë se çfarë mund të ketë qenë, teksa dikush thotë se përngjanë me një kalë, e dikush tjetër me një balenë që mund të ketë ngrenë një delfin.

Edhe pse shumë komente janë lënë në këto foto të postuara në rrjet, askush nuk arriti dot që ta përcaktonte se çfarë ishte. Pas bërjes publike të këtij rasti, ekspertë të fushës mbërritën në vendngjarje për ta bërë këqyrjen dhe analizuar mbetjet por, ende nuk thanë asnjë fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 22 vite nga koha kur ushtria serbe i’a…