
Gjendet një predhë në Ferizaj, FSK tërheq mjetin
07 shtator 2025
| 16:44
Një burrë ka njoftuar Policinë në Ferizaj se kishte hasur në një predhë.
Sipas Policisë, njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka bërë tërheqjen e mjetit dyshues.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes – predhë. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e policisë.