Gjendet një trup pa jetë në Pejë

01 dhjetor 2019 | 14:36

Zyra për informim e policisë në Pejë ka njoftuar se është gjetur një trup pa jetë në këtë qytet.

Policia ka njoftuar se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar shkakun dhe rrethanat që kanë quar deri të vdekja e këtij personi.

“Ju njoftoj se sot me datë 01.12.2019 rreth orës 07:08 min. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Pejë, ka pranuar informacion se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’- Pejë në një kanal, ishte vërejt një person i shtrirë. Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalë njësite policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve”, është thënë në njoftimin për media.

Policia në Pejë ka bërë me dije se me hetimin e këtij rasti janë duke u marrë Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman…