Gjendet topi i golfit, humbi 50 vite më parë në Hënë gjatë misionit të NASA (Foto)

08 shkurt 2021 | 02:00

Një top golfi i “humbur” nga astronauti Alan Shepard në Hënë, për të cilin ai tha se fluturoi me milje të tëra, është gjetur falë disa imazheve të reja të restauruara, por në një distancë 36 m nga vendi ku u godit.

Më 6 shtator të vitit 1971 komandanti i Apollo 14 goditi dy topa golfi mbi sipërfaqen e Hënës, në një akt që përfundoi misionin.

Një nga topat përfundoi në një krater, ndërsa për tjetrin komandanti Shepard dha se fluturoi disa milje.

Megjithatë, disa foto të restauruar të vendit ku u ulë Apollo 14 tregojnë se “udhëtimi” i topit nuk ishte aq i sukseshëm nga sa mendohej.

Në fakt topi i parë ndaloi 12 metra nga pika ku u godit ndërsa i dyti tashmë u gjet 36 metra larg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brittany Jacques, 23 vjeç, e cila kishte humbur besimin në…