Gjendet trupi i pajetë i qytetares së zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit

29 shtator 2019 | 15:13

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se  Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës ka gjetur trupin e pajetë të qytetares së zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit.

Sipas kësaj ministrie, ajo ishte zhdukur më 26 shtator. “Sot rreth orës 14: 00, togu për kërkim në male, i kompanisë së e kërkim shpëtimit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), së bashku me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal, gjetën trupin e pajetë  të qytetares B. Gj. nga fshati Mushnikovë i Prizrenit, e moshës 69-vjeçare e deklaruar e zhdukur që nga data 26.09.2019”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paraqitur kallëzim penal në…