Gjendja e rrugëve që shpien në pikat kufitare, vende-vende e kalueshme me vështirësi
11 janar 2026
| 08:02
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen e rrugëve që shpien drejt pikave kufitare.
Aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç asaj Pejë – Kullë që është e kalueshme vetëm për automjete të vogla dhe ajo Prishtinë – Mutivodë që është e kalueshme me vështirësi.




