Gjendja e sigurisë në Podujevë, e qetë

08 qershor 2023 | 16:21

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kryesuar nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, në të cilën ka analizuar gjendjen e sigurisë në komunë dhe miratuar ekstraktin e procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 27 mars dhe ka diskutuar për çështje të tjera të sigurisë.

Lidhur me çështjen e sigurisë në komunë, raportoi komandanti i Stacionit Policor Nijazi Jashari, i cili theksoi se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë, stabile dhe e menaxhushme.

Jashari në raportin e tij për periudhën 1 janar – 31 maj ka thënë se gjatë këtij intervali kohor është raportuar një rast i vrasjes, tri raste hetim të vdekjes, një rast vrasje në tentativë, 28 raste dhunë në familje, 142 raste aksidente trafiku me dëme material dhe lëndime, 20 raste armë të ndryshme të konfiskuara, 17 lokale të kontrolluara, 23 persona të arrestuar, 315 raste të hapura dhe 97 të zgjidhura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho do të mbetet trajneri i Romës deri në…