
Gjendja pas iftarit në sheshin ‘Adem Jashari’, komuna paralajmëron gjoba
17 mars 2024
| 14:02
Komuna e Prishtinës ka dalë me një me njoftim me rastin e gjendjes së krijuar me mbeturina pas iftarit të mbrëmshëm.
Komuna ka paralajmëruar se do të gjobiten organet përgjegjësie, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punonjës për të pastruar gjithë sheshin.
“Kjo është gjendja e krijuar pas iftarit të mbrëmshëm i cili u shtrua në sheshin ‘Adem Jashari’”.
“Personat që e kanë lënë sheshin në këtë gjendje do të gjobiten nga organet përgjegjëse, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punonjës për të pastruar gjithë sheshin”, është thënë g në njoftimin e komunës.
Iftari i shtruar në sheshin “Adem Jashari” është bërë nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe organizata “Swiss Barakah Charity”.