Gjendje kaotike në Odën Ekonomike, kërkohet dorëheqja e kryetarit, Berat Rukiqit për shkak të mos punës

03 korrik 2021 | 09:58

Gjendja në Odën Ekonomike nuk duket të jetë aspak e qetë.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, disa anëtar të OEK-ut kërkuan dorëheqjen e kryetarit, Berat Rukiqit.

Shkarkimin e Rukiqit e ka kërkuar edhe kryetari i Shoqatës së Naftarve, Fadil Berjani sa më parë për të mirën e bizneseve.

Berjani në mbledhjen ka kërkuar që ligji i OEK-ut të ndryshohet dhe kjo kërkesë e tij u aprovua nga Kuvendi i OEK-ut, ku është formuar një komision punues nga tre anëtar.

Lajmin për Indeksonlin e ka konfirmuar anëtari i komisionit të OEK-ut, Avdi Avdiu i cili tha se Rukiqi nuk i ka përmbushur detyrat e tij si kryetar dhe që 3 vjet nuk ka mbajtur asnjë kuvend.

“Disa anëtarë aty kërkuan dorëheqjen e tij  për mos punën e tij të deritashme, si rezultat i mos mbajtjes të asnjë kuvendi që tri vite, ata kërkuan dorëheqjen e tij, duke mos i përmbushur detyrat e kryetarit të Odës Ekonomike, mos komunikimi me biznese e kështu probleme të ndryshme që u paraqiten aty”, u shprehë ai.

Indeksonline mëson se deri te revoltimi i anëtare të OEK-ut ka ardhur për shkak se objekti i panairve në Shkabaj nuk është nën menaxhimin e Odës Ekonomike por i është dhënë një kompanie private.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ende nuk ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar të mblidhen delegatët e Partisë demokratike të Kosovës…