Gjenerali amerikan: Është e pamundur që Koreja e Veriut të mos ketë raste të koronavirusit

02 prill 2020 | 12:13

Gjenerali i lartë amerikan në Korenë e Jugut thotë se ai nuk beson pretendimin e Koresë së Veriut se nuk ka raste të koronavirusit të ri.

“Ky është një pretendim i pamundur bazuar në të gjithë intelin që kemi parë,” ka deklaruar  gjenerali Robert Abrams, Komandanti i Forcave Amerikane Kore (USFK), në një intervistë të përbashkët me CNN dhe Zërin e Amerikës.

Koreja e Veriut nuk ka raportuar ndonjë infeksion me koronavirus, por kufizohet ne dy nga vendet më të prekura në rajon – Kina dhe Koreja e Jugut.

“Ne kemi parë më të keqen, por tani nuk është koha për t’u ankuar” tha Abrams.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka pranuar…