Gjenerali amerikan: Fitorja e Ukrainës nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit

01 prill 2023 | 14:36

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, ka thënë se Ukraina nuk ka gjasa të dëbojë të gjitha trupat ruse nga territori i saj këtë vit, raporton Kyiv Independent, duke cituar një intervistë me Defense One.

Milley, kryetari i shefave të përbashkët të shtabit, u citua të ketë thënë:

“Zelenskiy ka deklaruar publikisht shumë herë se objektivi ukrainas është të dëbojë çdo rus nga Ukraina e pushtuar nga Rusia.

Dhe kjo është një detyrë e rëndësishme ushtarake. Detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake. Ju po shikoni disa qindra mijëra rusë që janë ende në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.”

Ai shtoi: “Nuk mendoj se ka gjasa të bëhet në një afat të afërt për këtë vit.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë…