Gjenerali amerikan: Irani nuk është aq i frikshëm se sa e prisnim
Gjenerali Dan Caine, kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, pranoi se Irani po përshtatet me fushatën ushtarake amerikane, por theksoi se kjo nuk e bën atë më të fortë se sa ishte parashikuar.
“Ata po luftojnë dhe unë e respektoj këtë, por nuk mendoj se janë më të frikshëm se sa e prisnim”, tha ai.
Caine nuk pranoi të japë detaje për ndryshimet taktike që sipas tij po bëjnë forcat iraniane dhe cilat prej tyre paraqesin sfidat më të mëdha për ushtrinë amerikane.
Sipas tij, objektivat kryesore të operacioneve amerikane mbeten kapacitetet ushtarake të Iranit, përfshirë raketat dhe sistemet e lëshimit të tyre, marinën iraniane dhe bazën ushtarake e industriale të vendit.
Qëllimi i këtyre sulmeve, sipas gjeneralit amerikan, është të pengohet regjimi iranian që të jetë në gjendje të sulmojë amerikanët, interesat e SHBA-ve dhe aleatët e saj për vite me radhë.



