Gjenerali amerikan zbardh planin: Kështu do të mbrohet qielli i Ukrainës

13 tetor 2022 | 08:26

Amerika dhe aleatët e saj duhet të dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë për të ndihmuar vendin të mbrojë hapësirën e saj ajrore kundër raketave dhe sulmeve të tjera ajrore nga forcat ruse, tha gjenerali amerikan, Mark Milley, kreu i ushtrisë amerikane, në një konferencë për shtyp pas një takimi të Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili u themelua me iniciativën e SHBA-së pas sulmit rus në Ukrainë.

Kujtojmë se sot në Bruksel u mbajt një takim i Grupit të Kontaktit, i cili u mblodh në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

“Vendet e mbledhura sot në Bruksel duhet të marrin pjesë dhe të ndihmojnë Ukrainën për të ndërtuar dhe mbajtur një sistem të integruar të mbrojtjes kundër sulmeve ajrore dhe raketore”, tha Milley.

Ky i fundit më pas përshkroi planin e SHBA për të mbrojtur qiejt e Ukrainës. Kështu, SHBA-të propozojnë që sistemet e ndryshme të mbrojtjes ajrore që kanë vende të ndryshme, përfshirë Izraelin dhe Gjermaninë, t’i jepen Ukrainës dhe më pas këto sisteme të mund të përdoren së bashku për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainës.

“Shumë vende kanë sistemin Patriot, shumë vende kanë sisteme të tjera. Ka një seri të tërë sistemesh izraelite që janë jashtëzakonisht të fuqishme. Gjermanët gjithashtu kanë sistemet e tyre. Shumë vende që janë të pranishme sot në takim kanë një seri të tërë të sistemeve të mbrojtjes ajrore. Detyra kryesore do të jetë bashkimi i këtyre sistemeve, vënia në terren dhe trajnimi i ukrainasve për t’i përdorur ato. Duhet të kujtojmë se të gjitha këto sisteme janë të ndryshme, të sigurohemi që ato të jenë të lidhura në një qendër të vetme komandimi dhe kontrolli gjersa kanë radarë që mund të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të zgjedhin objektivat”, shpjegoi Milley.

Zbatimi i asaj strategjie do të jetë “shumë i ndërlikuar nga pikëpamja teknike”, tha Milley, duke shtuar se “plani është i arritshëm”.

Kur u pyet nga një gazetar se kur sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore do të mbërrijnë në Ukrainë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u përgjigj se “Ata do të mbërrijnë sapo të mund t’i dorëzojmë fizikisht”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se…