GJENERALI I FSK-së, PËRBALLË THEMELUESIT E KRYEKOMANDANTIT TË UÇK-SË ALI AHMETIT

30 prill 2023 | 00:23


Ismet Sylejmani

Gjatë vizitës së Presidentes Osmani në Maqedoninë e Veriut, në delegacionin shoqërues ishte edhe Gjeneral i FSK-së Sefer Isufi!
Unë Sefer Isufin e kamë pasur bashkeluftetar në UÇK dhe tash e kam edhe shok nga më të mirët, dhe gjatë luftës Ai pseudonimin e ka pasur Doktori, dhe të gjithe ushtarët e kanë thirrur Doki!
Përshendetja ushtarake e Gjeneral Sefer Isufit, para përqafimit vëllazëror të Tij, me Themeluesin dhe Kryekomandantin e UÇK-së Ali Ahmetin, ishte madheshtore dhe ishte historike!
Gjeneral Sefer Isufi, njëri prej pasardhësve të Komandantit të lavdishëm të betejës antiosmane në Grykën e Kaçanikut, të lavdimadhit Komandant Idriz Seferi, qendronte gaditu para Ilegalit të madh e themeluesit të UÇK-së dhe Kryekomandantit të saj Ali Ahmetit!
Largpamësia gjeniale e urtësisë ushtarako-politike euroatlantike të Ali Ahmetit, ka bërë që realiteti në Maqedoninë e Veriut të jetë e kanalizuar në platformën strategjike skenderbegiane, e cila pasqyrën reale, e ka te respekti ndaj Nanë Terezës, e cila është e vetmja shqiptare, qytetare nderi e SHBA-ve!
Gjeneral Sefer Isufi, faleminderit shok e bashkëluftëtar!
Vazhdo të nderosh ashtu sikur nderove Abaz Gjukën e UÇK-së dhe Ali Ahmetin e BDI-së, brenda te dyve shkrihet me madhështi Udhëheqës i madh i popullit shqiptar!

Prishtinë, 30 Prill 2023!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vjeshtën e vitit të kaluar, Ukraina e ka rishkruar…