
Gjenerali Kudusi Lama viziton komunën e Kaçanikut
25 mars 2021
| 22:51
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka pritur në takim gjeneral Kudusi Lama, i cili shoqërohej nga ish-komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami” Xhabir Zharku.
Kryetari Ilazi vlerësoi lartë kontributin ushtarak e politik të gjeneral Kudusi Lama gjatë luftes për çlirim të vendit, ndërsa e konsideroi si një mik të vërtetë të qytetit të Kaçanikut dhe të të gjithë ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së.