Gjenerali rus sulmon ashpër Putinin: Rusia mund të zhduket
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Yuri Baluyevsky e ka kritikuar ashpër presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin për dështimet në luftën kundër Ukrainës, duke paralajmëruar se dobësia e presidentit rus po e vë në pikëpyetje të ardhmen e vendit.
Gjenerali në pension, i cili ka qenë edhe zëvendësministër i mbrojtjes, tha se ka ardhur koha që Putini “të fillojë të luftojë realisht”.
Në një fjalim para Dhomës Publike të Rusisë, Baluyevsky kujtoi se Rusia ishte e para që zhvilloi armë hipersonike, raporton themirror.
Ai ironizoi se “çfarë bëmë me këtë? U mburrëm kudo: ‘Kemi armë që askush tjetër nuk i ka dhe nuk do t’i ketë së shpejti’. Por kjo nuk e bëri vendin tonë më të sigurt”.
Baluyevsky e akuzoi Putinin se nuk ka reaguar ndaj sulmeve konkrete ukrainase, si ai me dron ndaj një ndërtese në Kremlin në vitin 2023 apo sulmet ndaj aeroplanëve rusë të paralajmërimit të hershëm (AWACS).
Ai tha se “flisnim për vijat e kuqe, por sa vijë të kuqe mund të kalohen? Pyesja veten – kur do të përgjigjemi?”
Sipas tij, mungesa e reagimit dhe strategjia aktuale mund të kenë pasoja serioze, duke lënë të kuptohet se nëse situata vazhdon kështu, rrezikohet edhe vetë ekzistenca e Rusisë.



