Gjenerallejtënant Jashari i ofron mbështetje komisioneres Zeqiraj

05 prill 2024 | 16:39

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komisioneren parlamentare për FSK-në, Remzije Zeqiraj, të cilën e ka uruar për detyrën e re.

Gjenerallejtënant Jashari ka falënderuar komisioneren Zeqiraj për vizitën dhe i ka ofruar mbështetje për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj.

“Diskutimet u fokusuan në fushën e të drejtave dhe lirive të personelit ushtarak të FSK-së si dhe qasjen në informata dhe në të dhënat e FSK-së.  Ndërsa komisionerja Zeqiraj falënderoi GLT Jasharin për gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar për realizimin e detyrave ligjore të saj. Që të dy u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, ka njoftuar FSK-ja.

May be an image of 2 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rodrygo është një nga lojtarët e Real Madridit që mund…