Unitedi, 120 milionë euro për yllin e Realit

05 prill 2024 | 16:39

Rodrygo është një nga lojtarët e Real Madridit që mund të largohet gjatë verës, duke parë dhe situatën që pritet të krijohet te “Los Blancos”. Mbappe dhe Endrick rrisin konkurrencën në një sulm ku do të jenë edhe Vinicius, Bellingham, Brahim Diaz dhe Arda Guler.

Sipas asaj që raporton “Fichajes.net”, Manchester City, PSG, Arsenal dhe Liverpooli janë në ndjekje të Rodrygos. Manchester United ndërkohë duket se ka bërë hapin e parë, pasi ka gati 120 milionë euro për lojtarin e Realit.

Skuadrës angleze është në kërkim të një lideri, një lojtari që bën diferencën dhe gjithashtu mund të rrisë ofertën e saj deri në 150 milionë, ndërkohë që lojtarit do t’i ishte përgatitur një kontratë më e lartë në krahasim me 12.5 milionë bruto që merr aktualisht.

Rodrygo synon që ta ketë vendin e garantuar si titullar dhe ky pritet të jetë një nga kushtet për t’u larguar, pasi te Reali asgjë se ka të sigurt. Dëshira e tij është të mbetet në Madrid, por gjithçka do të varet nga zhvillimet e verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke në Regjimentin e…