Gjenerata e re e Kosovës në xhudo vazhdon përgatitjet në kampe ndërkombëtare
04 qershor 2026
| 12:12
Është mbajtur kampi ndërkombëtar stërvitor i xhudos në Graz të Austrisë. Xhudistët dhe xhudistet e ekipit të Kosovës kanë zhvilluar përgatitje intensive për tri ditë, duke u stërvitur së bashku me sportistë nga vende të ndryshme të botës.
Përgatitjet do të vazhdojnë në Slloveni dhe Kroaci, si pjesë e programit të zhvillimit afatgjatë të gjeneratës së re.
Ekipi nga Kosova është duke punuar nën udhëheqjen e trajnerëve Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, me synim ndërtimin e një gjenerate të fortë dhe të suksesshme.
Fokusi kryesor i kësaj gjenerate mbetet përgatitja për ciklin olimpik 2028-2032 dhe përfaqësimi sa më dinjitoz i Kosovës në arenën ndërkombëtare.



