Tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi, Costa thekson bashkëpunimin rajonal pas takimit me Vuçiqin
President i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se tani më shumë se kurrë, zgjerimi nuk është më vetëm një mundësi, por një domosdoshmëri gjeostrategjike për BE-në.
Në rrethanat e tensioneve midis Serbisë dhe Malit të Zi, ai ka theksuar bashkëpunimin rajonal si një kusht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së.
Pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ai ka deklaruar se investimi në paqe, stabilitet dhe siguri të kontinentit tonë është në dobi të qytetarëve të Evropës dhe të Serbisë.
“Megjithatë, zgjerimi bazohet në ndërtimin e besimit. Rruga është e vështirë, por rruga është e qartë. Ne duhet të përqendrohemi në tre prioritete kryesore. Së pari, nxitja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal. Ato janë thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin ekonomik. Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit janë thelbësore në këtë drejtim. E dyta është harmonizimi me politikat e BE-së, veçanërisht politikën e jashtme dhe të sigurisë”, ka thënë Costa.
Deklaratat kanë ardhur në kohën kur Mali i Zi dëboi 87 serbë nga Tivati, kurse Serbia ka ndaluar 30 malazezë për kontroll në aeroportin e Beogradit.



