Gjenerata e re e Toyota 86 debuton më 2021

05 prill 22:50

Toyota dhe Subaru janë shprehur të hapura për gjeneratën e re të binjakëve 86 dhe BRZ, ndërsa tani një raportim i ri ka nxjerrë në pah se çka pritet nga veturat e reja sportive.

Detaji kryesor është se motori 2.0-litërsh do të zëvendësohet me një më të fuqishëm 2.4-litërsh. Sipas “The Japan Times”, modeli do të jetë më i ulët se gjenerata e kaluar.

Nuk dihet akoma për fuqinë e Toyotas 86 të ri, por pritet që ai të ketë rreth 260 kuajfuqi.

Sipas raportimit, modeli do të debutojë më 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovën të premten do ta vizitojë edhe një zyrtar i…