Pas Beogradit, zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit viziton Kosovën

05 prill 2018 | 22:12

Kosovën të premten do ta vizitojë edhe një zyrtar i lart i Shtëpisë së Bardhë.

Mysafir i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë ushtruesi i detyrës së zëvendësndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së premte do të pret në takim ushtruesin e detyrës së zëvendësndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë me dije se takimi mes tyre do të zhvillohet nga ora 15:00.

Matthew Palmer të enjten ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç është raportuar përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon.

Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate në Gjilan të enjten i janë bashkuar dhjetaëra…