Nismës në Gjilan i bashkohen dhjetëra qytetarë

05 prill 21:39

Nismës Socialdemokrate në Gjilan të enjten i janë bashkuar dhjetaëra qytetarë të lagjes Arbëria.

Ky subjet me këtë rast ka themeluar edhe nëndegën e saj në këtë lagje.

Kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Blerim Hajdari.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Nismës në Gjilan është thënë se ky subjekt çdo ditë po i forcon radhët e saj.

“Qytetarë të shumtë të Gjilanit po i bashkohen subjektit tonë, duke e parë të vetmin që në qendër të vëmendjes e ka mirëqenien e qytetarëve. Sonte radhëve tona ju bashkuan, dhjetëra qytetarë, ku dhe formuam nëndegën në lagjen Arbëria”, është thënë në njoftimin e Nismës  Socialedemokrate në Gjilan.

Pos kryetarit është zgjedhur edhe kryesia e nëndegës e përbërë nga nëntë anëtarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e rregullt…