Gjeopolitika, paktet dhe strategjitë

14 tetor 2021 | 16:35

Shkruan: Arben Dashevci

Kur flasim për krijimin e gjeopolitikës, faktorët që ndikuan por  edhe ende ndikojnë, ishin dhe janë: nacionalizmi ekonomik dhe proteksionizmi tregtar, etj,.

Shembuj:

Instituti Gjeopolitik në Munich, kishte 1000 shkencëtarë, teknicienë, dhe spiunë. Idetë dhe puna e tyre  paraqitej mes hartave, grafikoneve, statistikave, informatave dhe planeve dhe këto kishin diktuar lëvizjet e Hitlerit që nga fillimi Luftës së Dytë.

Në SHBA, Henri Kissinger si sekretar shteti ishte ai që kishte ndikuar në ringjalljen e gjeopolitikës pas Luftës së Dytë Botërore. “Ekuilibri ishte emri i lojës” siç kishte thënë sekretari Kissinger duke iu referuar dy superfuqive të atëhershme botërore, kuptohet kjo me kohë kishte ndryshuar.

Gjeopolitika dhe Kosova

Gjeopolitika në Ballkan por edhe në Kosovë ka pasur shumë zhvillime dhe ndryshime gjatë historisë. Dhe, nëse ndalemi prej kohës së otomanëve dhe  pastaj pas dy luftërave botërore si dhe pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, si pasojë e këtyre ngjarjeve, shqiptarët ishin ata që kanë vuajtur më së shumti.

Kemi përjetuar ndarje të trungut etnik të shqiptarëve në disa shtete.

Jemi copëtuar sipas apetiteve të tjerëve, ashtu siç kanë mundur, ashtu edhe na kanë copëtuar.

Tani,  Kosova kufizohet me shtete  që përbëhen nga Shqiptarët, dhe kjo nuk do më shumë elaborim!

Por më 1999 definitivisht shtetet demokratike të udhëhequra nga SHBA-të, Britania , Gjermania , Franca, Italia etj, e në anën tjetër lufta e UҪK-së së bashku me rezistencën gjithë popullore kosovare, ndryshuan gjeopolitikën ballkanike duke iu ndihmuar Kosovarëve për të shpëtuar nga vrasjet, spastrimi etnik dhe deri tek arritja e lirisë së shumë pritur.

SHBA-të, Aleati ynë i përjetshëm:

Në mars të vitit 1999, presidenti  amerikan Klinton pati deklaruar për një televizion amerikan, kështu: “Shikoni hartën e Kosovës.

Kosova është një vend i vogël, por është një urë lidhëse mes Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, dhe vendtakim i Islamit, degëve Katolike dhe Orthodokse të Krishterimit.

Atje janë aleatët tanë Turqia, Greqia, pastaj aleatë të tjerë dhe përreth Kosovës, ka vende edhe pse të vogla, por demokratike,  të cilat megjithatë  i kanë edhe sfidat e veta politiko-ekonomike.

Pra, e menduar mire e planifikuar edhe me mirë dhe e thënë në mënyrën më perfektë të mundshme për ata që donë të kuptojnë.

Edhe ish presidenti i Francës Nikolas Sarkozy në një ambient të vogël shkollorë i’u drejtua nxënësve me fjalët:” po e shihni këtë vend në hartë kjo është Kosova shteti më i ri në Botë”.

Kosova  është në qendër të Ballkanit. Është urë ndërlidhëse, e me resurse të shumta natyrore, minerale të pakrahasueshme, thëngjill me kapacitet plus 600 vjeçarë. -Ka Trepçën. Kur përmendet emri Trepçë, len shumë për të kuptuar dhe për të krijuar menjëherë përshtypjen… -Por çka e bënë edhe më të rëndësishme Kosovën edhe pse një vend i vogël, e shpesh harrojmë të përmendim,  Kosova  ka liqenin e Ujmanit. -Të sundosh ujërat e pijshëm në shekullin 21, konsiderohet pasuria më e madhe e një vendi.

Pastaj vlen të përmendet fakti se tashmë Kosova përkufizohet me shtete që tani janë anëtare të NATO-s (e edhe ne jemi në të njejtën rrugë, sepse NATO-ja është prezentë në shtetin tonë, tash e 21 vite)

Kosova  është “barrierë” mbrojtëse kundrejt Rusisë dhe aleatëve të saj, që sillen dhe veprojnë armiqësisht me vendin tonë.

Paktet e rrezikshme dhe  Sui Genneris

Marrëveshja midis Francës dhe Greqisë, erdhi pas shumë negociatash midis dy palëve. Një marrëveshje shumë e dëshiruar, si nga kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, ashtu edhe nga presidenti Francez, Emmanuel Macron.

Me këtë marrëveshje Athina  po do që t’i tregojë Turqisë se ka një aleat të fortë pas vetes, i gatshëm për  të ndërhyrë në mbrojtjen e saj në rastin e një “ndërhyrjeje” serioze të Turqisë në Egje dhe Mesdheun lindor.

Nga ana e tij edhe Parisi kishte një nevojë emergjente për një sukses të tillë tregtar (edhe pse jo në të njëjta përmasa, por prap se prap një kundërshtarë i Turqisë, kurse këto te dyja në NATO së bashku me Turqinë!).

Franca veproi shpejtë për të kompensuar sadopak humbjen e kontratës me Australinë për nëndetëset, të prishur nga marrëveshja AUKUS.

Dhe e bëri këtë duke i premtuar shitjen e 3 fregatave të reja Marinës Greke, e cila kishte përfshirë që shumë kohë më parë në listën e saj të blerjeve, dëshirën për të forcuar flotën e saj (kundrejt Turqisë), siç ka bërë tashmë në qiell me avionët luftarakë francezë Rafale (prap kundër Turqisë)

Nga ana tjetër kjo tregon edhe fërkimin midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara!

Rëndësia..

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Paris, duhen marrë parasysh 2 elementë.

I pari është ai teknik: pra shitja ndaj Greqisë të 3 fregatave të klasës FTI, dhe mundësisë për një të katërt. Fregatat do të jenë të koordinuara që të operojnë së bashku me avionët Rafale të shitur po nga Franca gjatë një marrëveshje të nënshkruar disa muaj më parë nga të dyja qeveritë, pakt që kohët e fundit është zgjeruar me furnizime të reja ushtarake.

Elementi i dytë, përveç atij teknik, është sigurisht ai strategjik. Sepse përveç forcimit të flotës greke, në marrëveshje është futur edhe një klauzolë e ndihmës reciproke, e cila në mënyrë të pashmangshme është e orientuar drejt mbrojtjes së Greqisë.

Pra një mënyrë e tërthortë  shmanget termi “Turqi”, vend që në këtë pikë bëhet kundërshtari i vërtetë i një aleance franko-helene, e cila dëshiron të ndikojë dhe në fakt do të ndikojë në Mesdheun Lindor.

Kjo lëvizje është thelbësore për Greqinë, në funksion të frenimit të ambicieve turke, dhe si një sinjal i qartë për lojtarët e tjerë në Mesdhe, ajo është veçanërisht e rëndësishme edhe nga pikëpamja e strategjisë që ndjek Franca.

Tani, edhe pritet reagimi i Turqisë, dhe gjithashtu pritet të shihet se a do të rri duarkryq pas kësaj marrëveshjeje të çuditshme dhe Siu Generiss, e mendimi im është një JO e madhe!

Dhe derisa  jam duke e përgatitur këtë shkrim veqse po vjen reagimet dhe masat e para të Turqisë.

Artija e strategjisë përmes politikës së sigurisë

Kosova:

Është e rëndësishme të theksohet se çdo shtet i organizuar formëson dhe zhvillon një sërë politikash, si ato : ekonomike, te jashtme, të mbrojtjes, sociale, shëndetësore, ekologjike, energjetike, kulturore, arsimore etj.

-Të gjitha këto politika kanë ndikimin e tyre përkatës në gjendjen e sigurisë. Për këtë arsye, ato përbëjnë politikën e sigurisë në nivelin global.

Tek ne dihet mire se kush është kundërshtari ynë, e dimë se si vepron kundër shtetit tonë (kemi shembuj të panumërt), por edhe ne kemi strategjinë tonë, e ajo është  mbrojtja jonë.

Të gjithë jemi dëshmitarë të fërkimeve të njëpasnjëshme globale: Kinë-Tajvan, Greqi- Turqi, Francë- Turqi, SHBA-Rusi, Rusi-Ukrainë, etj, dhe shtrohet pyetja tash ku jemi ne? Çfarë masash po ndërmarrim ne si shtet, çfarë strategjie po ndërtojmë karshi këtyre sfidave globale?!…

Politika e sigurisë duhet të përshtatet me nivelin e sfidave dhe kërkesave të civilizimit bashkëkohorë, politika e sigurisë e krijon strategjinë.

 

Disa autorë e definojnë politikën e sigurisë si veprimtari për përgatitjen e sigurisë dhe strategjisë përballë burimeve të ardhshme të rrezikut në natyrë, shoqëri dhe ndërmjet shoqërive

Ne kemi një kundërshtarë të egër, dhe aty edhe duhet të përqendrohemi me shumë vëmendje e kujdes. Rrugëdalje tjetër nuk kemi përpos të krijojmë dhe veprojmë me strategji mbrojtëse, efektive dhe të suksesshme karshi çdo sfide që na del përpara.

Strategjia e fundit për Ushtrinë tonë, profesionalizmin e saj, përmbushja e kapaciteteve në armatim, në staf, në taktikë, teknikë dhe metodikë, është për lakmi, dhe me këto hapa duhet të vazhdohet dhe mos të ndalemi deri në përmbushjen e plotë të strategjisë së sigurisë.

Po ashtu, thuhet se politika e sigurisë së bashku me strategjinë e saj përbën një tërësi të të gjitha masave, veprimtarive, veprime të destinuara për vendosjen dhe veprimin e sistemit të sigurisë nacionale.

Siguria nacionale është zemra e shtetit.

Në kuptimin e ngushtë të fjalës, objektiv i “politikës së sigurisë është krijimi i konceptit të mekanizmave dhe mjeteve me të cilat bëhet siguria e brendshme dhe e jashtme e shoqërisë dhe paraqet konkretizimin e parimeve politike, organizativo-teknike e të tjera, në kuptimin e gjerë të fjalës”.

Lëkundjet e mëdha:

Lëkundjet e mëdha në marrëdhënien midis shteteve dhe organizimet trans nacionale gjithnjë e më të pranishme në hapësirat të ndryshme, konfliktet ndërkombëtare si edhe vështirësitë e mëdha në parandalimin dhe menaxhimin e krizave të ndryshme, kërkojnë nga organet përkatëse të sigurisë që në bazë të objektivave të sigurisë globale, të ndërmarrin masat dhe aktivitetet më efikase, të cilat përdoren në mënyrë të tërësishme e të gërshetuar luftojnë kërkesat dhe interesa individuale, grupore e të  tjera dhe vihen në shërbim të aktiviteteve të përbashkëta që kanë rëndësi vendimtare për sigurinë nacionale.

Po ecim me hapa të shpejtë dhe të sigurtë. Siguria e Republikës së Kosovës është më e rëndësishmja për të gjithë ne që e duam vendin tonë për këtë duhet të punohet pa pushim dhe me përkushtimin maksimal, sepse është shteti ynë. Për të epet çdo gjë dhe nuk pyetet PSE.

Mitrovicë 14.10.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por…