Gjermanët i thonë lamtumirë Merkelit me një ëmbëlsirë

15 shtator 2021 | 09:02

Pas 16 vjetëve në krye të Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel edhe pak ditë pritet që të largohet nga pushteti. Një kompani lokale e ëmbëlsirave po shpreson që ta ëmbëlsojë largimin e saj me një specialitet të veçantë për përkrahësit e saj.

“Është dhuratë për përkrahësit ose kundërshtarët e Angela Merkelit, e cila do të tërhiqet dhe e cila e ka përfunduar shërbimin e saj. Ne shpresojmë që ndokush do ta vendosë këtë kujtim ndokund në shtëpi”, tha Thomas Zuber, menaxher i kompanisë “Odenwaelder Marzipan” në Bavari.

“I kemi përgatitur që të qëndrojnë dy vjet, prandaj njerëzit mund t’ia zgjasin kohën Merkelit edhe për dy vjet” shtoi Zuber duke qeshur.

Foto: Reuters

Kompania ka funksionuar që katër dekada dhe përderisa biznesi familjar ka makineri për prodhim masiv të ëmbëlsirave, udhëheqësit e saj e kanë ruajtur traditën edhe për përgatitjen e disa specialiteteve me dorë.

Ideja për prodhimin e ëmbëlsirës në formën e fytyrës së Merkelit erdhi disa muaj më parë dhe tashmë stafi me 8 persona po punon për kompletimin e linjës së ëmbëlsirave, shkruan Reuters.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e…