Gjermani rekord viktimash nga Covid-19, diskutohet mbyllja e kufijve

22 janar 14:54

Infeksioni i Covid-19 e ka rritur mbi 50 mijë bilancin e jetëve të humbura në Gjermani.

Rekordi tragjik u shënua të premten me 859 viktima të reja, duke konfirmuar frikën e autoriteteve se festimet e fundvitit të kaluar do i jepnin efektet pas disa javësh.

“Janë shumë njerëz, janë javë jashtëzakonisht të errëta për vendin. Janë shumë që ende luftojnë për mbijetesë në dhomat e reanimacionit dhe në klinikat për të moshuarit“, deklaroi presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer.

Gjermania e ka shtyrë deri më 14 shkurt periudhën e izolimit kombëtar nga Covidi dhe po diskuton mbylljen e kufijve me fqinjët për të penguar depërtimin e mutacioneve të reja dhe më ngjitëse të koronavirusit./oranews/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme nga radhët e…