Gjermani: Tre shqiptarë kapen dy herë brenda një orë, tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin

31 janar 2024 | 20:20

Tre shqiptarë tentuan të udhëtonin ilegalisht drejt Gjermanisë të hënën.

Ata u zunë dy herë brenda një ore nga Policia Federale atje.

Fillimisht ata provuan ta kalonin kufirin në lokacionin e quajtur Fussen.

Shqiptarët, shoferi (45-vjeçar) dhe dy pasagjerët e moshës 28 dhe 38 vjeç, i kishin paraqitur lejet italiane të qëndrimit të skaduara, madje ky i fundit nuk kishte as pasaportë, shkruajnë mediat gjermane.

Pasi dështuan herën e parë ata tentuan ta bënin të njëjten gjë në një pikë tjetër kufitare.

Organet e rendit në Kempten së pari ndaluan një furgon të regjistruar në Itali.

Katër personat që gjendeshin në automjet, iu thanë policëve se destacion i tyre ishte Stuttgarti, ku do të punonin për disa ditë në ngritjen e konstrukteve të panaireve, atje.

Ja si mund të mbani në kontroll mykun e këmbëve në kushte shtëpieBlog

Personi i katërt (Tunizian) i cili gjendej me shqiptarët në automjet, nuk kishte asnjë problem me dokumentet e udhëtimit.

Policia gjermane i ka denoncuar shqiptarët për kalim ilegal, dhe me këtë rast shoferi i furgonit ka marrë një dënim prej 500 eurosh.

Pas ndalimit, ata ishin udhëzuar të ktheheshin mbrapsht, por vetëm një orë pas, autoriteteve gjermane prapë iu doli punë me shqiptarët.

Policia federale i raportoi sërish tre shtetasit shqiptarë.

Personi i dyshuar si kontrabandist ishte dashur të dal të marten para gjykatës, por policia mori rekomandime tjera nga ana e prokurorit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike…