Gjermania bëhet me ambasador të ri në Shqipëri

20 gusht 2019 | 17:58

Peter Zingraf do të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Susanne Schutz.

Zingrafi ia ka dorëzuar të martën kredenciale presidentit Ilir Meta, i cili ka vlerësuar “marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike”.

“Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike evropiane”, ka thënë Meta gjatë takimit.

Meta ka shprehur mirënjohjen për vëmendjen e madhe që Gjermania u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si edhe zhvillimeve në rajon, duke vlerësuar vizionin e palëkundur të kancelares Angela Merkel për integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke i përcjellë presidentit Meta, përshëndetjet e presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ambasadori Zingraf është shprehur se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Arben Beqiri është i lumtur se Trepça ’89 e…