Gjermania dënon pesë persona për grabitje stolish me vlerë 100 milionë euro

16 maj 2023 | 17:09

Një gjykatë gjermane dënoi të martën pesë burra për vjedhjen e bizhuterive të shekullit të 18-të me vlerë më shumë se 100 milionë euro nga një muze në qytetin e Dresdenit, në vitin 2019.

Ata u dënuan me burgim nga katër vjet e katër muaj dhe gjashtë vjet e tre muaj, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa. Një i pandehur u shpall i pafajshëm.

Gjykata shtetërore e Dresdenit vendosi se pesë burrat të moshës 24 deri në 29 vjeç – ishin përgjegjës për vjedhjen në Muzeun Green Vault të qytetit gjerman më 25 nëntor të vitit 2019 dhe vjedhjen e 21 bizhuterive që përmbanin më shumë se 4,300 diamante, me një vlerë totale të prej të paktën 113.8 milionë eurosh.

Zyrtarët thanë në atë kohë se bizhuteritë e marra përfshinin një karficë (brosh) të madhe diamanti dhe një epoletë të punuar me diamante (shenjë që vendoset mbi supe në uniformën ushtarake).

Ata janë dënuar për shkaktim të lëndimeve trupore, vjedhje me armë, dëmtim të pronës dhe zjarrvënie me dashje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq…