Gjermania do t’i sigurojë Ukrainës mbi 350 gjeneratorë

29 nëntor 2022 | 22:20

Gjermania ka thënë se do t’i sigurojë Ukrainës më shumë se 350 gjeneratorë, pasi sulmet me raketa ruse dëmtuan rëndë infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe tha se Gjermania do të dërgojë gjeneratorët, si dhe do të ofrojë ndihmë financiare për riparimin e infrastrukturës energjetike me vlerë 56 milionë euro, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit, shkruan Aljazeera.

Kujtojmë se që nga fillimi i luftës Gjermania në vazhdimësi ka ndihmuar Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vend. Bordi i Transparencës…